Futbollisti Cristiano Ronaldo nuk ka suksese vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ndërsa ditën e sotme, CR7-ta është personi më i ndjekur në Instagram me 200 milionë.

Në vitin 2018, ai tejkaloi këngëtaren Selena Gomez, e cila kryesonte listën e personave më të ndjekur në Instagram.

Pas Instagram, i cili sigurisht qëndron në vend të parë me më shumë se 330 milionë followers, Cristiano qëndron në vend të dytë, i ndjekur nga Ariana Grande dhe The Rock.

Më pas renditen Selena Gomez, Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Lionel Messi dhe top10 mbyllet me Beyonce-n dhe Neymar.