Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste të play off-it në basketboll për meshkuj. Ato fituan ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale, duke iu bashkuar Besëlidhjes dhe Teutës mes katër ekipeve më të mira të Superligës.

Ndërkohë, Besëlidhja si vend i parë në sezonin e rregullt dhe Teuta si vend i dytë, kanë kaluar direkt në fazën gjysmëfinale. Lezhjanët, të cilët i kanë fituar deri më tani të gjitha ndeshjet në kampionat, do të presin në gjysmëfinale Tiranën, ndërsa durrsakët do të kenë përballë Vllazninë, me sportin e koshit që tashmë po luan pjesën më të rëndësishme të sezonit.