Sulmuesi bullgar Veleri Bozhinov përveçse një bomber, duket se është një prej futbollistëve më të adhuruar nga vajzat.

Por nëse shumë meshkuj do të dëshironin të ishin në vendin e tij, lojtari duket i lodhur nga kërkesat e shumta.

Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” teksa bën të ditur se çdo ditë merr kërkesa nga vajzat për t’u përmbushur dëshirat seksuale madje edhe nga adoleshente nën moshë:

“Vajza, nuk duroj do më! Boll më kërkuat seks në ‘inbox’”, shkruan 34-vjeçari.

Bozhinov aktualisht është pjesë e Levskit të Sofies, ndërsa në të shkuarën ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Juventus apo Mançester Siti.

Kujtojmë që në muajin janar, teksa ishte futbollist i lirë, sulmuesi bullgar, i është ofruar Partizanit, por tratativat për transferimin e Bozhinov në Shqipëri dështuan.