Teuta fiton Turneun e Parë Ndërkombëtar Rajonal të Shahut "New Chess Generation 2019"

16/04/2019 - 09:22

Nga data 3 deri më 7 prill u zhvillua për herë të parë në "Diamma Resort" ( Golem, Durrës ) Turneu i Parë Ndërkombëtar Rajonal i Shahut "New Chess Generation 2019" me pjesëmarrjen e 80 shahistëve të rinj nga mosha 8 deri 18 vjeç. Përveç shahistëve shqiptarë që vinin nga disa ekipe anë e mbanë vendit, në këtë kompeticion merrnin pjesë edhe shahistët e rinj që vinin nga vendet e Rajonit si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Mali i zi dhe Kosova. Ky turne u organizua nga Shoqata e Mjeshtrave të Shahut “Albania” dhe nën mbështetjen e Federatës Shqiptare të Shahut. Meritë për nismën, organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij turneu patën edhe Drejtori i Turneut Kristaq Andoni dhe gjyqtarët Arian Bllaca, Marin Çollaku, Pandi Borova.

Mes pjesëmarrësve binin në sy 17-vjeçari maqedonas Luka Ljeskovic me koeficientin ELO 1769, më të lartin mes shahistëve në turne, 17-vjeçari nga Durrësi, Alket Çaushi, me koeficientin ELO 1736, si edhe shahistja 13-vjeçare nga Durrësi, Elisa Isufi, me koeficionetin ELO 1508, koeficientin më të lartë mes vajzave.

Në përfundim të këtij kompeticioni, shahistët e Klubit Shumësportesh të Teutës të drejtuar nga trajneri Lorenc Rama kanë triumfuar duke rrëmbyer vendet e para për djem dhe vajza. Respektivisht 17-vjeçari Alket Çaushi u shpall fitues i këtij turneu. Elisa Isufi zuri vendin e parë nga vajzat. Ergit Ramaj zuri vendin e parë në kategorinë U12 dhe Amelia Gashi zuri vendin e tretë në kategorinë U08.

Gjithashtu u ndanë edhe tre çmime inkurajuese për lojtarët e rinj në nder të mjeshtrit të FIDE-s, Harallamb Boshku, njëri nga Mjeshtrat e Shahut Shqiptar, i cili u nda nga jeta para pak kohësh.

Këto rezultate të larta janë rezultat i punës së palodhur të shahistëve të vegjël, punës së trajnerëve, Lorenc Rama dhe Ilir Seitaj, si dhe mbështetjes së vazhdueshme që kanë patur nga Klubi shumësportësh Teuta drejtuar nga z. Kreshnik Leka.

Ndërkohë po punohet tek Akademia e shahut Teuta me fëmijë të vegjël të moshës 5 deri 10 vjeç nga Mjeshtri i FIDE-s, Lorenc Rama.

Me ketë rezultat shahistët e rinj durrsakë treguan edhe njëherë që janë në rrugën e duhur, për ta çuar edhe njëherë shahun durrsak në piedestal, aty ku e çuan legjendat e shahut Fatos Muça dhe Erald Dervishi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër, pasi një bankomat nisi të nxjerr para në kohën që njerëzit kalonin aty pranë.

Vetëm pak ditë më parë ylli televiziv Kim Kardashian ndodhej për një vizitë në “Shtëpinë e Bardhë” ku tregoi se ka nisur bashkëpunimin me

Ditë më parë, saktësisht në ditëlindjen e tij, Gjykata e Tiranës la të lirë reperin Stresi.

Albi Gjoka nga Durrësi, është një i ri shqiptar, që sapo ka hedhur hapat e parë të suksesit në rrugën e politikës së jashtme ndërkombëtar

Truri i njeriut mund të prodhojë 12.000 deri në 50.000 mendime në ditë, megjithatë ende nuk e dimë se çfarë tjetër është i aftë të bëjë.

Ashtu si lëkura, flokët tanë, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim.

Aktivitetet kriminale të lidhura me produktet e falsifikuara po kryhen nga rrjete të krimit të organizuar gjithnjë e më shumë të profesio

Në atmosferën e duartrokitjeve të miniserialit amerikan “Chernobyl”, ai mori një meritë të veçantë si një nga personat që shmangën një ka

Kapiteni i Real Madrid-it dhe Spanjës, Sergio Ramos, është martuar këtë të shtunë me drejtuesen televizive spanjolle, Pilar Rub

Kur Chris Quinten u largua nga Coronation Street në vitin 1989, fansat e tij mbetën zemërthyer.