Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e partnerit të saj. 

"Po e postoj këtë mesazh të Erit sepse vërtet, vërtet, jam shumë krenare për punën aq të bukur që ai ka bërë me Tiranën. E ka zemrën të mbushur me dashuri për këtë qytet, mbase më shumë se kushdo tjetër. Je më i miri zemër", shkruan Ajola.

Erion Veliaj rikandidon për mandatin e dytë për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit.