23-vjeçarja Victoria Strauss ka vdekur në një aksident të frikshëm në Ohio, të SHBA, teksa tentonte të paguante parkimin me kartën e saj.

Vajzës i ra karta në tokë dhe u zgjat për ta kapur nga makina e saj, por padashje shkeli pedalin e gazit dhe makina beri përpara. E reja u përplas me kioskën e parkingut, me kokën të bllokuar mes derës dhe makinës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet e gjithë ngjarja tragjike që nga momenti kur vajza që po dilte nga parkimi lëshon kartën përtokë, duke u përpjekur të paguante te makineria.

Policia e qytezës Columbus tha se aksidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës dhe policia ishte njoftuar vetëm mëngjesin e ditës së nesërme, kur u zbulua nga roja e parkingut. Policia tha se Strauss u shpall e vdekur në vendngjarje dhe asnjë njeri tjetër nuk është përfshirë në aksident.