Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë. Në emisionin e tij “E diela shqiptare”, Gjebrea deklaroi se ai bashkë me përfaqësues të marketeve do të ndihmojnë 20 familje në nevojë këto ditë të vështira në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Gjatë bisedës, nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti theksoi se prioritet këto ditë për ndihma kanë të moshuarit, familjet në nevojë e që janë në listat e ndihmës ekonomike, nënat kryefamiljare por edhe anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian që janë të gjithë në databazën e Bashkisë së Tiranës.

“Kjo patjetër që është detyra jonë dhe në këtë rast ne e bëjmë me shumë kënaqësi, ju jemi shumë mirënjohë që keni gjetur mënyrën se si t’i ndihmoni këto familje në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Kështu që mezi presim që nesër të bëjmë këtë bashkëpunim të dyja palët dhe të shkojmë te 20 familjet në qytetin e Tiranës”, tha Gjebrea.