Përfshirja e ish-ministrit të Brendshëm në skandalin e dosjes së përgjimeve të trafikut të drogës, ka nxitur imagjinatën e faqeve humoristike nëpër rrjetet sociale.

Faqe të ndryshme humoristike, kanë realizuar meme të shumta, me foto të modifikuara të ish-ministrit.

Ironia e atyre që qëndrojnë pas profileve të kësaj natyre në internet nuk i ka kursyer kurrë politikanët shqiptarë, e këtë radhë nuk kursyen as Saimir Tahirin, ku në disa prej fotovo të modifikuara, paraqitete në ambiente burgu.