Një burrë guximtar që donte të provonte me çdo kusht se planeti i tokës është i rrafshët dhe jo në formë globi, është vrarë nga rënia e raketës që prodhoi vetë, me të cilën u ngrit nga sipërfaqja e tokës në Kaliforni.

Michael Hughes, i cili kishte dhe pseudonimin “Mad Mike” (Majk i çmendur), u lëshua me raketën e tij me avull në lartësi 1,525m në perëndim të Los Angeles, por u rrëzua në një perplasje të ashpër 20 sekonda pas ngritjes.

64 vjeçari kërkonte të provonte teorinë e tij të tokës së rrafshët, duke bërë foto nga hapësira të harkimit të planetit ose sipas teorisë së tij të mungesës së saj. Aventura e tij u filmua nga stacioni Science Channel në programin e titulluar me ironi “Astronautë të vetë-krijuar”.

Në program u konfirmua vdekja e tij me shënimin: “Michael ‘Mad Mike’ Hughes ka vdekur sot tragjikisht në raketën që prodhoi vetë. Ëndrra e tij ishte të dokumentonte udhëtimin në programin tonë Science Channel.”