Jemi rritur duke parë filma të ndryshëm ku pas çdo humbjeje është ngritur një pelhurë e bardhë në shenjë dorëzimi, pra të dorëzohesh do të thotë t’i hedhesh armët dhe të bësh paqe.

Por, pse dhe si ka mbetur kjo simbolikë?! Është e lehtë nëse e analizojmë në bazë të domethënies së ngjyrës, pasi ngjyra e bardhë zakonisht simbolizon paqen, e për disa kultura edhe vdekje, kjo varet në çfarë mënyre e përdor.

Flamuri i bardhë daton para lindjes së Krishtit, kur ushtarët kanë përdorur flamuj të bardhë si domethënës të dorëzimit. Dijetari i lashtë romak Livi përshkroi një anije kartagjenase të dekoruar me lesh të bardhë dhe degë ulliri, si simbol i bisedimeve gjatë Luftës së Dytë.