Një nënë e re kishte rënë në hall pasi i biri ishte fiksuar aq shumë me flokët e saj saqë nuk flinte dot pa to.

Por 22-vjeçarja nga Sunderland nuk mund të ishte gjatë gjithë kohës me vogëlushin Harry dhe gjeti një zgjidhje si të qetësonte vogëlushin.

Ajo u detyrua t'i merrte një berberi praktikant një kokë rezervë kukulle me flokë në të njëjtën gjatësi dhe ngjyrë si ajo dhe vogëlushi Harry është lidhur aq shumë pas kokës së kukullës saqë e mban kudo me vete.

Ai e mban kur flen gjumë, kur han drekë, madje edhe kur del. E ëma e pranon se në shumë raste është trembur gjatë natës nga koka e kukullës afër djalit të saj të vogël, madje shumë herë edhe e ka puthur gabimisht në vend të djalit të saj.