Gjatë ditës së sotme, një jaht gjigant është parë të ankorohet në portin e Durrësit.

Mësohet se jahti me emrin “Faith” i përket miliarderit kanadez Lawrence Stroll.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se ai ka një rrjet të gjerë biznesesh automobilistike duke përfunduar tek markat më të famshme të modës në botë.

Ndërsa lidhur me të ardhurat e tij, sipas “Forbes” shkon në 2.6 miliardë dollarë.

Kurse në lidhje me jahtin e tij, mësohet se ai shkon në 97 metra, janë më shumë se 30 persona anëtarë të stafit dhe vlera e tij arrin gati 200 milion dollarë. Lawrence Stroll është babai i Lance Stroll, pilotit të Williams.