I trajtoni të gjitha kaloritë në të njëjtën mënyrë- Kaloritë nuk janë të gjitha njësoj. Të hash 100 kalori perime, nuk është njëlloj si të hash 100 kalori akullore dhe nuk kanë të njëjtin efekt në trup. Sa i takon humbjes së peshës, është e rëndësishme që të mbani parasysh sasinë e insulinës që çliron organizmi, në bazë të kalorive që marrim.

Nuk mendoni mjaftueshëm për masën trupore– Nëse ndiqni një dietë të rregullt dhe shumë aktivitet fizik, por yndyra është sërish aty, duhet të përqendroheni në masën e dobët trupore. Është pikërisht kjo e fundit e cila qëndron në gjendje pasive.

Mendoni se ngrënia e shpeshtë ndihmon në dobësim– Ka një dietë specifike që quhet ‘esëll’ dhe është një mënyrë fantastike për të djegur kalori. Konsumi i ushqimit esëll në mëngjes ul nivelin e insulinës, më shumë se çdo vakt tjetër.

Mendoni se aktiviteti i shumtë fizik, është e vetmja mënyrë për të humbur peshë– Duke qenë se aktiviteti fizik nuk është diçka interesante, njerëzit mendojnë se është e vetmja mënyrë për të humbur peshë. Lajmi i mirë është se nuk është e thënë të ushtroheni pa fund dhe mënyra tjetër, është duke ngritur pesha.

Nuk flini mjaftueshëm– Mungesa e gjumit çekuilibron hormonet e trupit dhe kjo gjë ndikon në shtimin e urisë ditën pasuese. Dy hormonet që ndikojnë në urinë tonë janë grelina, hormoni që na bën të ndihemi të uritur dhe leptina, hormoni që na bën të ndihemi të ngopur. Kur nuk flemë mjaftueshëm, rritet niveli i grelinës dhe ulet ai i leptinës.

Ndiheni të stresuar- Stresi shkatërron trupin tonë, duke çuar në prodhimin e kortizolit i cili rrit dëshirën për ushqime me sheqer, të cilat mundësojnë energji dhe kënaqësi të menjëhershme, shkruan noa.al. Kur niveli i kortizolit qëndron i lartë për një kohë të gjatë, sasia e yndyrës rritet, duke u grumbulluar në bark.