Të premten, një mace në Belgjikë ka rezultuar pozitive me koronavirusin e ri, pasi është prekur nga virusi vdekjeprurës nga pronari i infektuar, thanë zyrtarët.  

Macja e sëmurë në Liège u testua pozitive pasi tregoi simptoma klasike të COVID-19 – përfshirë vështirësinë në frymëmarrje – një javë pasi pronari i saj u sëmur, thanë zyrtarët shëndetësorë në një konferencë për shtyp, raporton Brukseli Times, të cilit i referohet New York Post.  

Ndërsa është infeksioni i parë i njohur i një mace, dy qen në Hong Kong kanë rezultuar më parë pozitiv.  

“Macja kishte diarre, vazhdonte të vjella dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Studiuesit gjetën virusin në jashtëqitjet e maceve,” tha të premten profesori Steven Van Gucht.

Asnjë informacion nuk u dha për kushtet e maces ose pronarit të saj.