Një mjek ka shkuar përtej asaj që i kërkon detyra, vetëm për të shpëtuar pacientin, duke u konsideruar një mjek hero dhe me zemër të madhe.

I gjendur në një avion dhe pa shumë pajisje, mjeku u detyrua të vendosë një tub dhe të thithë me gojë 800 mililitra urinë nga fshikëza e burrit të moshuar, që të mos i plaste.

Rasti i çuditshëm ndodhi gjatë fluturimit nga Guangzhou i Kinës për në New York, dhe nga udhëtimi kishin mbetur edhe 6 orë që nga çasti kur i moshuari u sëmur.

Po të mos kryente ndërhyrjen ekstreme, i moshuari mund të kishte pasur plasje të fshikëzës e mund të humbte jetën.