Aktori Rip Taylor ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare më 6 tetor të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat publicisti i tij Harlan Boll, nëpërmjet një deklarate për mediat.

Boll tregoi se Rip prej më shumë se 1 jave nuk ishte mirë dhe pati disa komplikacione, që i shkaktuan edhe vdekjen në një spital në Los Angeles.

Rip Taylor ka një karrierë të gjatë në aktrim, por filmi i cili i dha më shumë famë është ai i "Home Alone" (I vetëm në shtëpi).

Ai ishte një nga personalitetet më të njohura të televizionit nga vitet 1960 deri në vitet '80, falë paraqitjeve në "The Gong Show", "The Tonight Show", "Password", shfaqjet me Merv Griffin, Mike Douglas dhe David Letterman.