Ndërtesa ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në stacion policie

20/11/2019 - 10:37

Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie, kanë njoftuar zyrtarët.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Peschorn tha se ky shndërrim do të jetë një “sinjal i pagabueshëm” sepse prona nuk e përkujton nazizmin. Javët e para të jetës së tij Hitleri kaloi në një banesë në ndërtesën e Shekullit të 17-të në qytetin e Braunau am Inn.

Fati i kësaj prone ka qenë objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë.

Për dekada të tëra, qeveria e mori me qira atë nga ish-pronari i saj në një përpjekje për të ndaluar turizmin e ekstremit të djathtë.

Dikur ishte një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara, por kjo përfundoi kur pronari Gerlinde Pommer kundërshtoi planet për ta bërë atë më miqësore me karrocat dhe më pas refuzoi të gjitha ofertat e qeverisë për ta blerë atë ose për të kryer rinovime.

Tani planet janë për ta shndërruar në një stacion policie. Ky projekt ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një unazë me iniciale të vendosura në sipërfaqen e një safiri nga Kashmiri, me vlerë 18 karat u shit dje në mbrëmje 1,11 milionë euro, nj

Një vajzë e re është e gatshme të shesë virgjërinë që të fillojë të bëjë udhëtime me stil.

Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi.

Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze në Martha’s Vineyard në Massachusetts.

Një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani paraqiti një tortë, e cila peshonte rreth 4 tonë.

Mund të tingëllojë si gjëja më absurde që keni dëgjuar së fundmi, por po, është e vërtetë: një banane e ngjitur në mur me ngjitës doli në

Një video e David Beckham duke fjetur është vendosur për tu parë në spitalin e Londës, ku edhe ish-futbollisti lindi.

Observatori Evropian Jugor (ESO) ka krijuar një vizualizim të frikshëm dixhital që tregon se çfarë do të ndodhë me Tokën kur planeti ynë