Nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht një mbidozë paracetamoli.

Bashkëshorti i saj, Antony, pretendon se askush nuk i tregoi për gabimin, të cilin duket se e ka zbuluar vetë rastësisht pasi kërkoi raportin pas vdekjes muaj më vonë. Ai kontaktoi avokatët dhe policinë mes shqetësimeve se po bëhej “një mbulim i ngjarjes”.

Megjithëse vdekja e 30 vjeçares i ishte raportuar asokohe mjekut ligjor lokal, nuk u zhvillua asnjë hetim. Spitali Whiston i Merseyside, i kundërshton pretendimet se mbidoza kontribuoi në vdekjen e saj dhe thekson se përgjegjësia për fatkeqësinë, rëndon mbi një sëmundje gjenetike që kishte gruaja e re.

Sakaq se ekspertë të pavarur që analizuan kartelën e saj mjekësore, thanë se qetësuesi, i marrë në atë lloj doze, kishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme mëlçinë e saj dhe mund të fajësohej për vdekjen e Higginson.

Tani për zbardhjen e çështjes, pritet rezultati i hetimit policor.