Miliarderët po kërkojnë mundësi të reja për të kaluar karantinën nëse bota i rikthehet sërish izolimit për shkak të koronavirus sipas Daily Mail.

Nuk janë të paktë ata që po synojnë të marrin me qira një supërjaht, vlera e të cilit i kalon 3 milionë paund në javë ose 18 mijë dollarë në orë.

Superjahti “Flying Fox” mund të krahasohet fare mirë me një hotel që i ka të gjitha brenda, madje ka dhe një mini spital për çdo rast.

Jahti luksoz u ndërtua në Gjermani dhe kushtoi rreth 500 milion £. Ndërtimi i tij filloi në vitin 2017 dhe përfundoi në 2019-ën ndërsa në fillim të këtij muaji u dha me qira.

“Flying Fox” ka nevojë për një ekuipazh prej 54 anëtarësh – nga stafi i barit deri tek instruktorët e palestrave dhe kamerierët, të cilët duhet të jenë plotësisht operacionalë ndërsa lundrojnë botën.