Nipi më i madhi i mbretëreshës Elizabeth, Peter Philips është ndarë nga gruaja e tij, pas 12 vitesh martesë. Autumn Philips mendohet t’i ketë thënë bashkëshortit të saj se dëshiron divorcin, gjë që ka dëshpëruar mbretëreshën. Sipas miqve të Peter, i cili është djali i Princeshës Anne, ai është i dërrmuar nga ndarja.

Çifti ka dy vajza, Savannah, 9 vjeçe, dhe Isla, 7 vjeçe. Sipas The Sun, Megxit mund të ketë ndikuar në vendimin e Autumn, pasi ajo dëshiron të kthehet në vendin e saj të lindjes, Kanada.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Autumn është e preferuara e mbretëreshës dhe veprimi i saj e ka bërë monarken të mendojë se familja mbretërore po “shkërmoqet”.