Nuk donin të respektonin radhën dhe distancën 1 metër nga njëri-tjetri. Për këtë shkak, një burrë ua vuri në dukje se duhet të ruanin distancën e sigurisë, sidomos sepse nuk ishin të pajisur me maskë në supermarket.

Por pikërisht këtu nisi një sherr verbal i ashpër dhe burri që kërkoi respektimin e masave kërcënoi se do të njoftonte policinë.

“Ose vendos maskën, ose do të njoftoj karabinierët”,- u tha ai meshkujve me të cilët po debatonte.

Në këtë moment, një nga të rinjtë e goditi me grusht, por pavarësisht lëndimit, burri u konfrontua me të gjithë grupin. Në ndihmë të tij u vu edhe një tjetër person, që në fillim tentoi të pushonte sherrin.

Një klient i pranishëm filmoi gjithçka dhe pamjet filmike bënë xhiron e rrjetit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën Cittadella, në Napoli, shkruan la Repubblica.

Sherri vazhdoi edhe jashtë supermarketit, derisa policia mbërriti në vendngjarje.