Një pedofil 82-vjeçar ka pretenduar se viktimat e tij i pëlqenin dhe i donin aktet e tij seksuale.

Peter Brian Ashford, nga South Auckland u dënua me 12 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Manukau për krimet e tmerrshme të kryera. Gjykatësi Bergseng gjithashtu urdhëroi Ashford të paguante më shumë se 100.000 dollarë për viktimat.

Dhjetë viktima të moshës 8 deri në 13 vjeç u abuzuan seksualisht nga i moshuari gjatë një periudhe prej 5 dekadash. Identiteti vajzave nuk bëhet i ditur, por të gjitha e njihnin pedofilin.

Ashford ishte rreth 30 vjeç në vitin 1960 kur filloi të futej në shtratin e një 8-vjeçareje dhe e përdhunoi disa herë. Por nuk u ndërmorr asnjë veprim ndaj tij pasi nëna e vajzës nuk i besonte pohimet që ajo bënte.

Viktima e tij e dytë ishte 13 vjeç dhe ai e përdhunoi në vitet '80. Për më shumë se 1 dekadë Ashford  përdhunoi një grup vajzash nga mosha 8-13 vjeç. Shpesh vajzat detyroheshin të shikonin përdhunimin e vajzave të tjera, por kishte raste kur pedofili mori 5 prej tyre në të njëjtën kohë dhe i përdhunoi një e nga një.