Një postier në Vietnam është konsideruar si një hero, pasi ai shpëtoi një vajzë të vogël teksa ajo ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe në Hanoi.

Nguyen Ngoc Manh, një profesionist i shpërndarjeve të porosive në kryeqytetin vietnamez, pa një vajzë 3-vjeçare të varur në ballkon, kur arriti me një pako për një nga banorët në zonë. Ndërkohë menjëherë sapo dëgjoi zërin, postieri vrapoi për të ndihmuar vajzën e vogël.

Sipas mediave vendase, tmerri nuk përfundoi këtu, pasi me të kapur vajzën e vogël, postieri u trondit kur pa që ajo po derdhte gjak nga goja. Ai e mori dhe e dërgoi me shpejtësi në spital. Raporti i spitalit tregoi që ajo kishte frakturë në këmbë dhe duar, por gjendja ishte e stabilizuar.