Presidenti Meta zbulon skuadrën që është tifoz në Botëror…

Postuar: 18/06/2018 - 09:08

Ilir Meta e ktheu një pjesë të Presidencës në një “stadium” të vogël mbrëmjen e së dielës, ku së bashku me dashamirës të futbollit, por edhe me zëvendësambasadorin e Zvicrës dhe ambasadorin e Brazilit ndoqi ndeshjen mes dy kombëtareve.

Në një lidhje direkte pas ndeshjes me show-n sportiv “Top Arena” zbuloi se nuk është tifoz as me Gjermaninë, as me Brazilin apo ndonjë tjetër kombëtare të madhe, por me Zvicrën e 4 lojtarëve me origjinë shqiptare.

“Jo në këtë ndeshje ndaj Brazilit, por edhe më herët, unë kam qenë tifoz i Zvicrës”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërkohë, zëvendësambasadori i Zvicrës në vendin tonë u shpreh se me pak fat dhe pak kujdes, Zvicra mund ta kishte mundur Brazilin, por më pas ai vlerëson amerikanolatinët si një skuadër mjaft e fortë dhe që do shkojë larg në këtë Botëror.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me partnerin mund të shtojnë edhe deri në ka

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi.

Rrjeti social Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

   Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo-n, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit.