Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video teksa është duke u qethur tek berberi.

Me anë të një postimi në Instastory, kryeministri Rama ka treguar se ia ka besuar look-un e tij një adoleshenti nga Fieri me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Rama: Po ça shkolle je?

Berberi: Në Fier, “Janaq Kilica” në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet.

Rama: Këtu vjen vetëm për verë ë, punon me babain? 

Berberi: Po, është viti i 8 që e ka babai sivjet.

Rama: Bravo!