Rekord vizitash në Luvrin virtual

27/05/2020 - 22:46

Muzeu i Luvrit, i cili shumëfishoi ofertën e tij në internet dhe rrjetet sociale gjatë kohës së izolimit, u mbështet masivisht nga 10,5 milionë vizita, përfshirë një pjesë të konsiderueshme nga SHBA, sipas muzeut.

Këto vizita virtuale të realizuara gjatë 71 ditëve (12 mars – 22 maj) janë të krahasueshme me ato në vitin 2019, gjatë të cilit muzeu më i madh në botë pati gjithsej 14,1 milionë vizita.

“Kombinimi i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale shenjtëron triumfin e imazhit virtual dhe muzetë e mëdha nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse t’i shfrytëzojnë sa më shumë këto medie për t’u njohur nga një publik më i gjerë, nga shtëpia”, tha Sophie Grange, zëvendësdrejtore e Komunikimit në Luvër.

Pjesëmarrja arriti kulmin sidomos në javët e para të mbylljes, me mesatarisht 330 000 vizita. 90% e vizitorëve ishin jofrëngjisht folës, kundrejt 77 % aktualisht.

Nga 12 marsi deri më 22 maj, 16% e vizitave janë bërë nga Franca, krahasuar me 17% nga SHBA.

Ndërsa ende është e paqartë data e rihapjes, që shpresohet të jetë gjatë verës, ekipet e muzeut po tregohen të kujdesshëm që të ofrojnë burime të shumta virtuale çdo javë, në anglisht, duke qenë se vizitorët e parë të zakonshëm të muzeut janë amerikanët dhe më pas kinezët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Gratë e forta janë gra që kanë përjetuar vështirësi dhe vuajtje, të cilat duhej të dilnin herët nga mosha e adoleshencës.

Vera, stina e diellit dhe kripës. E takimeve, dashurisë dhe pasionit dhe gjithashtu yjet bëjnë punën e tyre.

Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po marrë në kons

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e

A jeni ndër ata që lodheni në përpjekjen më të vogël?

Ndërkohë që kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet

Dy elefantë bebe, që ushqehen nga e njëjta nënë, janë pikasur në një park kombëtar në Sri Lanka, dhe zyrtarët mendojnë se ta mund të jenë

Një shoqatë italiane e dasmave ka organizuar një manifestim të pazakontë me 15 vajza të veshura me fustane nusërie, të cilat kanë parakal