Sekreti i Oksitocinës dhe… çfarë na shkakton një masazh i mirë mes partnerësh

14/11/2017 - 08:10

Oksitocina është çelësi për të pasur marrëdhënie të mira.

Shkencëtari Pol Zak thotë se, “Duke filluar nga viti 2001 kolegët e mi dhe unë kryem një numër eksperimentesh, që na treguan se kur niveli i oksitocinës rritet, djali ose vajza vepron në mënyrë shumë më të kujdesur, madje, edhe me ata që nuk i njohin fare.”

Oksitocina, jo vetëm i bën njerëzit më miqësorë, më empatikë dhe me më shumë besim, por ajo gjithashtu stimulon çlirimin e hormoneve të tjera, që përmirësojnë kualitetin e marrëdhënieve midis njerëzve.

Kur një stimul social pozitiv, nxit çlirimin e oksitocinës, kjo “Molekulë Morale”, nga ana e saj, nxit çlirimin e dy neurotransmetuesve që na bëjmë të ndjehemi mirë: dopamina dhe serotonina.

Serotonina redukton ankthin dhe ka efekt pozitiv mbi gjendjen shpirtërore.

Dopamina shoqërohet me sjellje që synojnë arritjen e qëllimit, na bën më mendjehapur dhe më të aftë për të mësuar. Ajo na motivon të kërkojmë gjëra pozitive.

Këto sjellje pozitive, nga ana e tyre, bëjnë të çlirohet akoma më shumë oksitocinë, e cila krijon akoma më shumë empati. Ky është një qark sjelljesh, që Zak e ka quajtur “cikli virtuoz” .

Por oksitocina, nuk gjendet në sasi të barabarta tek të gjithë. Tek gratë dhe vajzat ajo është më me shumicë dhe ndihmon lindjen e fëmijëve, ushqimin e tyre me gji dhe ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta nënë-fëmijë.

Testosteroni, e bllokon efektin e oksitocinës dhe siç dihet, djemtë kanë nivel shumë të lartë të testosteronit.

Diferenca në sasinë e oksitocinës te burrat dhe gratë, ka të bëjë edhe me mënyrat e ndryshme të përgjigjes ndaj stresit.

Sipas dr.Adem Harxhit, sasia e oksitocinës në tru rritet me lehtësi dhe mënyra më e mirë për këtë është masazhi i mirë dhe i rregullt.

Ata që bëjnë masazh e kanë 9% më të lartë nivelin e oksitocinës në tru.

Por kur njerëzit bëjnë masazh dhe rritin fort besimin reciprok (masazh mes partnerësh), niveli i oksitocinës në tru rritet në mënyrë të paimagjinueshme, në 243%.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka ndarë gjithnjë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga rritja e vogëlushes së saj Hera.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ kanë tradhtuar.

Ditëlindja e 38-të e ka gjetur Kim Kardashian shumë të lumtur krah bashkëshortit të saj, Kanye West.

Iluzionet optike janë krijuar kryesisht për të testuar se sa shpejt punon truri i njeriut.

Tre adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.

Debatet që shkojnë deri në grindje asnjëherë nuk janë të mira, prandaj është e rëndësishme që të dy palët e përfshira të mund t’i shprehi

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” ishin të pranishme dy motrat, zonja Mrie dhe zonja Vera.

Agnesa Vuthaj prej kohësh është fokusuar në biznesin e saj.

Është publikuar këtë të diel bashkëpunimi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Noizy.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në programin “E diela Shqiptare”, Gentiana kishte ardhur për ti dhënë një mesazh nënës së saj pasi pre