Seks në tualetin e diskotekës, ja pamjet që fundosën portierin italian

22/11/2019 - 18:07

Një video “hot” prej 15 sekondash në banjat e një diskoteke, e xhiruar pa dijeninë e tij, i ka kushtuar Mateo Voltolinit, portierit të dytë të Rexhanës (klub italian që militon në Serinë C) një pezullim prej një jave nga aktivitetet sportive. Futbollisti, i cili gjatë orëve të fundit ka përfunduar në mes të një furtune, i ka komunikuar avokatit të tij mbrojtës vendimin për të denoncuar autorin e filmimit dhe personat që e kanë shpërndarë.

Aktualisht forcat e rendit kanë nisur kërkimin, pavarësisht se puna e karabinierëve sapo ka filluar, pasi përveç ngjarjes në fjalë do të nisë një kërkim për personazhet momentalisht të panjohur. Duke nisur nga faktet e para: Voltolini, pas ndeshjes së fituar kundër Vis Pezaros të shtunën 17 nëntor ka kaluar natën në një diskotekë të zonës.

Deri këtu asgjë e gabuar, po të mos ishte që lojtari në njëfarë pike ka hyrë në tualet i shoqëruar nga një vajzë me të cilën ka pasur një raport intim. Të dy nuk e kanë kuptuar, megjithatë, që së bashku me ta ndodhej edhe një person i tretë, i cili po i filmonte nga sipër, duke bërë që videoja, menjëherë më pas, të bëhej virale.

Si Voltolini po ashtu edhe vajza e kanë denoncuar ngjarjen, momentalisht në drejtim të anonimëve, pasi ende nuk dihen autorët. Ndërkohë, në pritje të zhvillimit të ngjarjes, drejtuesit e Rexhanës kanë dashur të japin një sinjal të fortë, duke pezulluar futbollistin “për një javë”, siç lexohet në faqen zyrtare të klubit, “në pritje për të zbuluar fakte të mëtejshme”.

Një zgjedhje kjo e klubit e nevojshme që Voltolini të kuptonte peshën e çështjes, por që ndërkohë është, në njëfarë mënyre, edhe një paralajmërim për pjesën tjetër të skuadrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të premte të 13-të.

Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke votuar së bashku me qenin e tij, Dilyn, nuk janë të vetmet që janë bë

Kjo është vila mbresëlënëse e gazetares së njohur Ellen DeGeneres në Los Angeles.