Dy javë më parë këngëtarja e famshme befasoi fansat kur deklaroi se ishte konvertuar nga e krishterë në myslimane.

Dhe Sinead O’Connor shokoi sërish me deklaratën e fundit teksa i konsideroi njerëzit e bardhë si të neveritshëm.

Në një postim në Twitter, O’Connor, e cila ka marrë emrin Shuhada’ Davitt që nga konvertimi i saj, shkruajti: 

"Më vjen tmerresisht keq. Ajo çfarë unë dua të them është kaq raciste saqë nuk e kisha menduar kurrë se shpirti im mund ta ndjente ndonjëherë. Por me të vërtetë unë kurrë nuk dua të kaloj më kohën me njerëz të bardhë. Ata janë të neveritshëm."