Xhejson Bafti, vogëlushi që bëri për vete shqiptarët me të folurën karakteristike, teksa nuk shqiptonte dot shkronjën “k”, ka nisur sot rrugën e gjatë të dijes.

Xhejson, ose i njohur gjerësisht edhe si “Taramelja”, është ulur ditën e sotme në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

Një urim të veçantë për vogëlushin ka bërë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan në “Facebook” se pas shtëpisë së re, Xhejsoni nisi mësimet në shkollën më të rinovuar.