Duhet të ishte një nga ditët më të bukura të jetës së saj, sepse sapo kishte lindur vajzën e tretë, por fatkeqësisht një nënë e re spanjolle humbi jetën për shkak të të incidenti absurd.

25-vjeçarja Rocio Cortes Nunez, nga Sevilja u nda më dysh nga ashensori, ndërsa po transportohej me barrel nga salla e lindjes në dhomën e saj.

Për shkak të një difekti ashensori u mbyll para se barrela të futej e gjitha në kabinë dhe zjarrfikësve iu deshën 2 orë punë për të nxjerrë kufomën. Mjekët tentuan në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonin nënën e re, por nuk mund të bëhej më gjë për të.

Fillimisht u mendua se dhe vajza e porsalindur ndodhej në barrelë së bashku me nënën e saj, por fatmirësisht e vogla ishte dërguar në një tjetër spital, pasi kishte lindur me një problem kardiak.

Burri i 25-vjeçares deklaroi se ishte i shokuar dhe se do ta ndiqte në rrugë ligjore tragjedinë që i ndodhi së shoqes, pasi në të ardhmen fatin e Rocios mund ta ketë një tjetër pacient.