Festimet në nder të 108-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë janë zhvilluar nga shqiptarët në të gjithë botën.

Pas qiellgërvishtësit të Dubait dhe urës së Bosforit në Stamboll, edhe ujëvara e Niagarës në Kanada është ndriçuar me ngjyrat kuqezi.

Rastin e ka bërë me dije Ambasadori i Shqipërisë në Kanada Ermal Muça, i cili ka publikuar një sërë pamjesh.

Vende të ndryshme kanë uruar Shqipërinë në nder dhe respekt të ditës së Pavarësisë.