Zbulohen të brendshmet e Mbretëreshës, Elisabeta II acarohet me librin e ri (FOTO)

Postuar: 19/03/2018 - 12:08

Mbretëresha Elisabeta II është nevrikosur keq kur ka zbuluar se detaje për të brendshmet e saj janë publikuar në një libër. Nuk ka asgjë pikante, por disa aludime kanë mjaftuar që Madhëria e saj ta marrë çështjen seriozisht. Është 82-vjeçarja, Jane Kenton, pronarja historike e markës së të brendshmeve Rigby & Peller, që ka zbuluar disa nga “intimot” e porositura ndër vite nga stafi i Buckingham Palace në librin “Storm in a D Cup”. (Stuhi në gjokset D). Dhe stuhi ka pasur vërtet.

Kompania “Rigby & Peller” ka humbur menjëherë ekskluzivitetin për të furnizuar me të brendshme pallatin mbretëror. Ka qenë një vendim i vetë mbretëreshës 91-vjeçare e cila pak kohë më parë vendosi të marrë pjesë në një sfilatë mode e ulur në rresht të parë me Anna Wintour.

Jane Kenton është justifikuar se nuk ka zbuluar asnjë sekret. Ajo thotë se nuk ka përmendur as masën e gjoksit të Mbretëreshës që konsiderohet sekret shtetëror, por as edhe shijet e saj të lingerive. Në libër është përshkruar edhe një anekdotë me mbretëreshën gjysmë lakuriq të rrethuar nga asistentët. Edhe kjo nuk është parë me sy të mirë nga Madhëria e saj, shkruan 'Lapsi.al'.

Detaje të tjera komprometuese? Duket se Diana kishte zakon të kërkonte postera me modele gjysme të zhveshura për t’ua dhuruar djemve të saj William dhe Harry. Insinuata të vërteta apo false? Komenti i Buckingham Palace është i shkurtër dhe i prerë: “Libri nuk na ka pëlqyer”. Megjithatë kurioziteti mbetet: “Çfarë fsheh nën pardesy Mbretëresha?” 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mjekët janë shokuar kur kanë gjetur pjesën e një stilolapsi në organet gjenitale të një djali 6-vjeçar.

   Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

   Michael Kors po raportohet se do ta blejë shtëpinë e modës ‘Versace’ për 2 miliardë dollarë.

Shakatë janë shumë të përhapura midis futbollistëve të ndryshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Mançester Junajtid.

Këngëtari dhe aktori amerikan Al Matthews është gjetur i vdekur.

Filmi i njohur “Murgeshat gazmore” vjen me një kapitull të tretë plot me surpriza dhe me mungesë të aktores Whoopi Goldberg, e cila na ka

Në mes të turit për promovimin e librit të saj "Becoming", Michelle Obama kishte kohë për të zyrtarizuar një martesë.

"West Side Family" kanë qenë një nga grupet më të dëgjuar shqiptarë përsa i përket muzikës.

Kur shohim personazhe të njohur të botës së modës, apo aktor, këngëtarë etj, mahnitemi nga përkujdesi ndaj çdo detaji, sidomos të fytyrës