Vetëm dhjetë ditë pasi royal baby Archie Harrison Mountbatten-Windsor erdhi në jetë zbulohet certifikata e tij e lindjes. Në të vërtetohen thashethemet e mediave të huaja në lidhje me spitalin ku dukesha e Sussex solli në jetë djalin e saj mëngjesin e 6 majit.

37-vjeçarja solli në jetë djalin e saj në spitalin luksoz “Portland Hospital” në Londër, në të njëjtin spital ku ka lindur edhe shumë personazhe të njohur si, dukesha e York-ut, Victoria Beckham, Liz Hurley, Jools Oliver etj.

Një natë në dhomat e këtij spitali kushton 1,800 paund, megjithatë spitali ka edhe disa dhoma ekskluzive për mbretërorët dhe VIP-at e tjerë, në të cilat kushton mbi 2000 paund nata. Në këto dhoma ka shërbim 24 orësh, krevatë luksozë edhe për bebet, infermiere që kujdesen për bebin gjatë natës dhe po ashtu ka suita për familjarët dhe vizitorët e pacientëve.

Paketa më e lirë e lindjes në “Portland Hospital” kushton 15 000 dollarë, ndërsa disa nëna shpenzojnë deri në 500 000 dollarë në varësi të netëve që kalojnë aty, prandaj jo çdokush mund ta sjellë në jetë fëmijën në këtë spital superluksoz.

Por ajo që të gjithë i bëri përshtypje në certifikatën e lindjes së vogëlushit ishte profesioni i Meghan Markle, i cili ishte “Princeshë e Mbretërisë së Bashkuar.

Certifikata e lindjes së Archie-t zbuloi se përveçse dukeshë, Meghan është edhe princeshë. Një ndër të dhënat që shkruhen në të është edhe profesioni i prindërve. Nëse po mendoni se për Meghan u sqarua se është aktore, e keni gabim. Ajo është thjesht princeshë e Mbretërisë së Bashkuar. Aktrimi është një histori e mbyllur dhe si çdo familjar tjetër ajo thjesht do mbretërojë në mbretërinë e burrit të saj.