Zbulohet një sasi e madhe metani në Mars

25/06/2019 - 20:00

Sonda Curiosity ka zbuluar një sasi të madhe metani në mars, gaz ky që në Tokë prodhohet zakonisht nga organizmat e gjallë.

Kjo do të thotë se sasia e gazit të zbuluar mund të jetë ndoshta pasojë e aktivitetit të mikroorganizmave të ndodhur nën sipërfaqen e planetit të kuq. Pikërisht këtu janë përqendruar tani shkencëtarët që duan të kuptojnë nëse ky fenomen i detyrohet pikërisht një veprimtarie të tillë.

Nisur nga ky rezultat i jashtëzakonshëm, e kemi riorganizuar fundjavën për të zhvilluar një eksperiment tjetër, sqaroi Ashwin R. Vasavada, përgjegjësi i ekipit shkencor të misionit përmes një “emaili” të dërguar gazetës “New York Times”.

Prania e gazit metan e regjistruar këtë radhë është shumë më e madhe se ajo që u diktua 16 qershorin e vitit 2013. Curiosity zbriti në planetin e kuq gushtin e vitit 2012 dhe që prej atëherë, ka diktuar luhatje në nivelin e gazit, që duket se ulje-ngritjet i ka sezonale.

Gjetja e fundit i ka emocionuar shumë të apasionuarit pas Marsit, pikërisht për nga sasia e gazit të zbuluar, megjithëse ende duhet verifikuar nëse ajo i detyrohet organizmave mikroskopike apo ndonjë reaksioni mes ujit dhe disa llojesh të caktuara shkëmbinjsh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua 41-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, që e bën atë të plaket tetë herë më shpejt sesa personat e tjerë në mbarë botën.

Ditët e fundit dukesha Meghan Marke dhe Princ Harry janë ‘sulmuar’ nga mediat dhe ndjekësit e tyre për udhëtimet me avion privat dhe push

Klodjana Haxhiaj, gazetarja e njohur në Durrës e cila ndër vite ka raportuar ngjarje nga më të ndryshme për qytetin bregdetar, sot ka dhë

Kujtimet janë si një muzë plot me gjëra të bukura, por edhe të shëmtuara, megjithatë studimet po i vënë në diskutim ato.

Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte

Rike Roçi u bë një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjete sociale pas pjesëmarrjes së saj në reality show “Big Brother” d

Një punëtor bashkiak në provincën Manisa të Turqisë gjeti një çantë që kishte 2 milionë lira turke (360.000 dollarë) në një park lokal dh