ZVICER, 12 prill 2013 – Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Shorti përcaktoi që në gjysmëfinale të kësaj gare të përballen çiftet Bayern Munchen – Barcelona dhe Borussia Dortmund – Real Madrid.
Bayern, ndeshjen e parë kundër Barcelonës do ta zhvilloj në ‘Allianz Arena’ ashtu si edhe Dortmund takimin e parë kundër Realit do ta luajë në shtëpi.
Ndeshjet e para do të luhen me 23-24 prill, ndërsa takimet e kthimit do të luhen me 30 prill – 1 maj. Ky short ka lënë të hapur mundësinë që në finale të Ligës së Kampionëve të përballen Barcelona dhe Real Madrid.





