Gazment Bardhi ka kundërshtuar projekligjin për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Në Komisionin e Ligjeve, Bardhi është shprehur se do të votojnë kundër, pasi ky ligj nuk garanton ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri.

Sipas tij, gradat dhe pozicionet i kanë marrë ata që kanë firmosur prona, duke u bërë gjeneralë.

“Ne do ta votojmë kundër këtë  ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët. E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i  kanë marrë ata që kanë firmosur prona, i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në  presidencë.  Pra, ky  ligj vetëm për këtë behet.

Ne nuk mund  të rrimë pa shprehur shqetësimin , kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lënde narkotike. Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuar por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”, u shpreh Bardhi.