Christian Panucci ka gati listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullojë për dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën. Tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin dhe Egzon Binakun, mbrojtës i majtë i suedezëve të Malmoes.

Gjithashtu janë rikthyer në skuadër edhe sulmuesit, Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin prej disa kohësh. Shqipëria do të luajë me Kosovën më 29 Maj në Zvicër dhe më 3 Qershor me Ukrainën.Lista e plotë e Panuccit: 

Portë: Berisha, Strakosha, Hoxha

Mbrojtje: Hysaj, Lika, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Mavraj, Binaku, Memolla

Mesfushë: Ramadani, Qaka, Ndoj, Lilaj, Roshi, Lenjani, Vajushi, Gavazaj

Sulm: Abazaj, Manaj, Balaj, Cikalleshi, Guri