Liverpool e ka kthyer në prioritet kryesor nënshkrimin me një sulmues anësor në merkaton e verës.

Mohamed Salah nuk është më në formën e tij më të mirë dhe e ardhmja e tij tek Liverpooli është në pikëpyetje.

Në këto kushte ekipi anglez po studion tregun për të afruar një sulmues të denj për të zëvendësuar egjiptian, që është në perëndim të karrierës.

Në krye të listës qëndron sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa, i cili gjithashtu është lidhur me një largim nga bardhezinjtë kohët e fundit.

Juventus është i gatshme për të hyrë në bisedime me Liverpoolin për Chiesan dhe diçka të tillë e ka konfirmuar dhe gazetari italian, Fabio Santini, i cili është shprehur se “Zonja e Vjetër” duhet të shesë një emër të rëndësishëm në verë.

Për të afruar Federico Chiesan në Anfield, Liverpool do të duhet të paguajë 40 deri në 45 milionë euro, një shifër e përballueshme për gjigandët e Anglisë.