TIRANE – Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla rikthen në detyrë, në pozicionet e tyre të mëparshme, 6 prokurorë të shkarkuar 3 vite më parë. Urdhri u firmos në zbatim të vendimit të gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese që i rikthen në detyrë 6 gjyqtarët e shkarkuar: Bardhyl Shehu, Rita Gjati, Tom Dedaj, Bajram Brecani, Drini Pali dhe Ilia Bano.
Më datën 12 korrik 2012, Bardhyl Shehu ish-prokuror në Kurbin, Tom Dedaj ish-prokuror në Laç dhe Rita Gjati ish-prokurore në Sarandë i janë drejtuar Komisionit parlamentar të Ligjeve me një ankesë në lidhje me moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të dhëna nga gjykatat për kthimin e tyre në punë, ankesë për të cilën është vënë në dijeni dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Ndërkohë që 2 prokurorët Bardhyl Shehu dhe Tom Deda i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, duke kallëzuar penalisht ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama e cila ka motivuar mosrikthimin e tyre në punë me mungesën e vendeve vakante.