Barcelona fitoi dje titullin kampion në La Liga. Katalanasit mposhtën Espanjolin në derbi me rezultatin 0-2. Feran Torres i mungoi skuadrës gjatë festës. Sulmuesi i Barçës ndodhej në spital, pasi i ishte nënshtruar një operacioni të njoftuar më parë. Dani Olmo, Erik Garsia, Pedri dhe Inigo Martinez nuk e harruan. Kështu pas festës me pjesën tjetër të skuadrës, iu drejtuan spitalit. Pamje të shpërndara nga tifozët i tregonin në biçikleta. Kujtojmë se për Barçën ishte titulli i 28-të kampion në histori.
Lojtarët e Barcelonës i drejtohen spitalit me biçikleta për të festuar me shokun e skuadrës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“July”/ Zbardhen 6 vjedhje të ndryshme gjatë korrikut në Durrës, arrestohet 44-vjeçari
5 ditë nga zjarri në magazinën në Durrës, ndërhyhet me mjete të rënda
5 ditë nga zjarri në magazinën në Durrës, flakët nuk janë shuar krejtësisht. Ndërhyhet me mjete të rënda (VIDEO)
Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Sukthit, rëndohet ndjeshëm trafiku





