Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kharkiv të Ukrainës.

Gjatë një seance stërvitore në fushë të disa futbollistëve ukrainas, janë shfaqur në qiellin e kaltër disa raketa të lëshuara nga shteti i Rusisë.

Në pamjet filmike duken qartë lojtarët të cilët shtrihen në fushë për të siguruar veten, ndërkohë që raketat ruse bien në një distancë jo shumë të largët nga ata.

Nga këto raketa, mbetën të vdekur të paktën 7 persona në Kharkiv.