Merkato edhe në basketboll. Shtatëlarti Endrit Hysenagolli ka kaluar nga Teuta te Goga Basket, duke shtuar cilësitë në ekipin e ri. Pas dy vitesh me Teutën, kryeqytetasi ka kaluar re rivalët e qytetit.

Lojtari është një nga shtyllat kryesore të kombatëres shqiptare të basketbollit, andaj shihet si një afrim me peshë për Gogën.

Njoftimi i Goga Basket:

Goga Basket njofton marrëveshjen me gjigandin Endrit Hysenagolli. Lojtari kryeqytetas pas dy sezoneve në Durrës me skuadrën e Teutës i bashkohet skuadrës tonë. Një nga shtyllat kryesore të skuadrës tonë kombëtare por edhe një nga sportistët më cilësorë të dekadave të fundit do të veshë fanellën e Goga Basket. I urojmë Endritit suksese në këtë rrugëtim të ri duke i dhuruar sportdashësve dhe tifozerisë tone sa më shumë emocione dhe fitore.