Ende pa zbarkuar në Romë, Romelu Lukaku është nderuar në kryeqytetin e Italisë. Sulmuesit belg i kanë bërë një mural në Via dei Capocci në lagjen Monti, midis stacionit Termini dhe Forumeve Imperial, afër Koloseut. Ai është portretizuar me petkun e Gladiatorit, me helmetë në dorë, një sfond verdhekuq dhe një buzëqeshje verbuese.

Në fund mbishkrimi ROMELV, nga u duke u bërë v, në stilin e Romës së lashtë. Murali u krijua nga Anonimo74, një artist rruge, i cili vitet e fundit ka punuar shumë për të lartësuar idhujt e rinj të verdhkuqve.