Martini kthen Teutën te fitorja në ndeshjen e tij të parë pas riemërimit në krye të skuadrës. Lorenco Vila ka treguar çelësin e suksesit në këtë fitore në Kukës, si dhe ndryshimin e sjellë nga Edi Martini:

“Siç e dimë të gjithë, fusha e Kukësit është shumë e vështirë. Marrë nga renditja, ishte një ndeshje direkte. Ishte një ndeshje mjaft e luftuar dhe them se bëmë mirë. Trajneri i ri është pjesë e familjes së Teutës, sepse i ka dhënë shumë kupa. Di ta motivojë mjaft mirë ekipin. Na futi në tonus mjaft mirë. Na foli që nuk e meritojmë të jemi në fund të tabelës. Na karikoi shumë mirë dhe ne ia shpërblyem në ndeshjen e parë. Por duhet të kemi vazhdimësi, sepse nuk kemi bërë akoma asgjë. Grumbullimi me Kombëtaren? Të grumbullohesh me Kombëtaren e Shqipërisë e ke ëndërr që kur nis futbollin. E realizova këtë ëndërr, por duhet të punoj shumë që të iki në një kampionat më të fortë dhe pse jo, ta bëj prapë.”