Aludimeve se me kë po i kalonte Lori Hoxha pushimet në Maldive, tashmë i ka ardhur fundi. Këto ditë të shumta kanë qenë mediat online të cilat kanë aluduar për të dashurin e Lorit, por vetëm sot ajo i rrëzon të gjitha thashethemet dhe prezanton të dashurin e saj.

Sot Lori ka publikuar njëfoto të Visi Bajraktarit. Ende nuk dihet asgjë rreth marrëdhënies së çifti, por me sa duket Lori është në shoqëri të mirë.

Pak më parë u përfol se ishte Ledri Vulaj, i dashuri i Lorit, pasi edhe ai ndodhet në Maldive. Por në fakt Ledri është i dashuri i shoqes së saj Adelës. Me sa duket të dy çiftet po kalojnë pushimet të katërt së bashku.