Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë. Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderland.

"Lorik Cana është duke menduar rikthimin në Premier League, dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin eSunderland", shkruan Mirror.

Cana ka luajtur gjatë sezonit 2009-10 për skuadrën e Sunderland. Te kjo skuadër ai shkoi si kapiten i Olympique Marseille, ndërsa prej Anglisë u transferua në Turqi te Galatasaray, para se të kalonte te Lazio ku luan aktualisht.

Kapiteni i Kombëtares nuk po kalon një periudhë të mirë te lacialët dhe mund të largohet gjatë merkatos së janarit.