Pas 6 vitesh ndërtimi, kulla 555 metra e lartë e quajtur “Lotte World” u hap këtë muaj, duke vendosur rekorde të reja botërore, e duke ripërcaktuar panoramën mbi Seul.
Jo vetëm është kulla më e lartë në Korenë e Jugut dhe e pesta më e lartë në botë, por ajo mban edhe observatorin më të lartë të qelqtë në lartësinë e 478 metrave.
Kulla “Lotte World” ka edhe ashensorin më të lartë dhe më të shpejtë në botë, “Sky Shuttle”, që i ngre pasagjerët nga kati i parë në të 121-tin brenda një minute, ose me shpejtësi 10 metra për sekondë.
Nga maja e kullës gjysmë kilometri të lartë, vizitorët mund të shohin skajet më të largëta të Seulit dhe terrenin malor përtej tij. “Lotte World” pajtoi një prodhues amerikan ashensorësh për të sjellë në jetë “Sky Shuttle”, që përbëhet nga dy kabina të lidhura, që në mënyrë simultane dërgojnë pasagjerët në kate të ndryshme.
“Lotte World”, kulla 555 m e lartë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Lëvizje të bujshme në Superiore, largohen dy trajnerë
E pazakontë në Greqi, disa zona mbulohen nga dëbora, termometri zbret në -1 gradë
Durrës, një kënd lojërash që bëri bashkë 20 vullnetarë nga 3 vende të ndryshme (VIDEO)
Akuzohet për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari





