Pak kohë më parë u aludua rreth lidhjes së Luana Vjollcës me Lorik Canaj. E në fakt Loriku ‘shpëtoi’ nga këto thashetheme në kohën kur zyrtarizoi lidhjen më bashkëshorten aktuale, Monicën, me të cilën kanë një fëmijë, Boikenin.

Por diçka i bën sërish bashkë Lorikun dhe Luanën. Siç jemi mësuar ta shohim, Luana është një vajzë televizioni, dhe të gjithë mund të mendojnë për një program ku të jenë të pranishëm dhe Loriku. E në fakt kështu mendohet të jetë.

Ka qenë Luana ajo që e ka bërë publik lajmin me anë të një fotoje të publikuar në Snapchat: “Comin Soon”. Nuk dihet nëse ky angazhim profesional është pjesë e rubrikave të saj në programin “E diell”, por për momentin Luana po i merr pak “hapësirë sportive” së motrës, Marinës.