Luana Vjollca dhe biznesmeni kosovar Krenar Çocaj u përfolën se ishin në një lidhje sëbashku gjashtë muaj më parë. Por, ndonëse Luana është munduar ta fshehë lidhjen e saj me Krenarin, çifti është “kapur mat” fotografitë e publikuara nga revista “Story”.

Krenari dhe prezantuesja shfaqen të kapur prej dore duke dalë nga njëri prej restoranteve në kryeqytet. Këto fotografi vinë pas dyshimeve të gjashtë muajve më parë, kur u mendua se në pushimet e saj në Santorini prezantuesja shoqërohej nga Krenari. Më pas, Luana bëri edhe një postim në Instagram ku theksonte datën e lindjes së Krenarit. Sipas miqve të bisnesmenit kosovar, ai kishte menduar që ta festonte këtë ditë të veçantë në një mbrëmjen intime në çift.

Çocaj nuk është një emër i panjohur në botën e shoubiznesit. Ai është bërë i njohur për lidhjen afatgjatë me Dafinën, në kohën që e menaxhonte si këngëtare. Sipas mediave kosovare, ata u ndanë sepse Dafina ndjehej e shfrytëzuar nga Krenari. Sipas saj ai bënte jetë luksi me paratë që ajo fitonte.